Dialogu mes Ramës e Tërmetit, një shembull si drejtohet shteti

0
147

 

Edi Rama ka pasur këtë pasdite një takim online me disa nga kryebashkiakët e vendit ku do të lejohet më shumë lëvizja si në Pogradec, Dibër, Tepelenë, etj.

Mënyra e drejtimit të qeverisë dhe PS-së nga Edi Rama nuk ka lidhje me demokracinë, por me një sjellje autoritare. Tashmë vartësit dhe kushdo mendon ta ketë mirë me Udhëheqësin duhet patjetër ta përkedhelë e lajkatojë, Ramën.

Mjafton të shikojmë dialogun mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Dialogu:

Rama: Tërmet, Kujdes se ti je më i lëvizuri. Kujdes aty në Tepelenë. Deri tani e keni mbajtur mirë, por nuk duhet të na turpëroni tani.

Peçi: Komandant urdhri juaj zbatohet, nuk diskutohet. Ku ka Tërmet, nuk ka korona. Tepelena është model.

Rama: Po. Po. E keni mbajtur mirë. Nuk duhet ta ulni vëmendjen.

Peçi: Po komandant. Patjetër.

Mjafton ky pasazh dialogu për të kuptuar si funksionon vendi ynë. Pa i thënë kryeministrit ” si urdhëron”, “komandant” e “lider” nuk ke shanse të jesh pjesë e vendimmarrjes qendrore e vendore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here