FOTO/ E turpshme! Mësues e nxënës në Gostivar, mbështesin ofensivën turke në Siri!

0
96

Shkolla fillore e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofensivës tejkuftare turke, që aludon në Siri, transmeton MOF.

Fotoja u publikua ditën e djeshme në “Facebook”duke sqaruar se që më 17 tetor 2019, drejtori, stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk” me këtë akt japin mbështetje të konsiderueshme për sulmin turk ushtarak tejkufitar.

Në komentet e shumta jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan.

Kryetari i Komunës Gostivar, Arben Taravaripër Radio MOF thotë që nuk është i informuar për ngjarjen, por shton që shërbimet e komunës do të reagojnë për këtë ngjarje.

Qëndrimi im është që në shkolla nuk duhet të ketë asnjë pikë politikë. Nuk lejohet çfarë do lloji i lojërave politike në shkolla. Siç e dini Ministria për arsim ia ka pezulluar ingerencat Komunës Gostivar në sferën e arsimit. Drejtori i shkollës është drejtor i ri, i caktuar nga ministri për arsim prej para dy-tre muajsh. Unë do të kërkoj nga Sektori për arsim pranë Komunës Gostivar të bisedojnë me drejtorin, megjithatë ne nuk kemi kompetenca për shkarkim dhe caktim të drejtorëve”, thotë Taravari.

Edhe ambasada e parë fëminore në botë “Megjashi” ka reaguar ashpër ndaj këtij gjesti.

“Në këtë mënyrë bëhet manipulim dhe indoktrinim i fëmijëve në shkollat e vendit. Fëmijët përdoren për të thurë lëvdata intervenimeve luftarake, në vend që t’i mësojnë për mënyra paqedashëse të transformimit të konflikteve. Nuk i informojnë fëmijët për pasojat negative nga luftërat përkatësisht për statistikat e fëmijëve të vrarë në konfliktet, as për situatat në të cilat janë gjendur fëmijët prindërit e të cilëve janë vrarë në konfliktet luftarake dhe jeta pas humbjes së prindit, apo edhe për jetën e prindit pas humbjes së fëmijës në konflikt luftarak”, thuhet në reagimin e ambasadës fëminore “Megjashi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here