Zgjedhje në Universitete mund të ketë, por jo studentë që votojnë!

0
95

Nga Besa PETRITI

Nese do t’i prekni njehere auditoret si mesimdhenes, do doni serish te riktheheni pas. Eshte nje energji e pashpjegueshme qe nje brez i tere,i etur per te mesuar e per te guxuar te terheq duke te mbushur me energji dhe shprese, ne vendin ku minimi i shpreses dhe vjedhja e energjise eshte fare e lehte.

Ne kohet qe po jetojme, pra ne kohet kur qeveria tallet vazhdimisht me qytetaret e saj, pakush mund te vleresoje, se gjithe forca dhe energjia e studenteve eshte baza e se ardhmes. Por duke i mbajtur syte nga e ardhmja, do harronim te tashmen, e cila po ndodh tani, gjate kohes se izolimit e mes dilemave, qe studentet, te pakten studentet e mi, i kane te shumta ne nje vend te pasigurt qe shpesh ju njeh detyrimet por shume pak te drejtat.

Te shenjta do ishin te drejtat, ne cdo auditor tjeter qe studentet shqiptare do uleshin, disa nga pamundesia ekonomike, te tjere nga deshira per te jetuar ne Shqiperi, jane studente ne vendin e tyre, i cili “de jure” eshte keshtu, ndersa “de fakto”, momentalisht eshte ne doren e shkaterrimtareve me te paafte qe geni shqiptar ka prodhuar …ata qe njohin vetem detyrimet e aspak te drejtat!!!

Nje debat i paprecedente po ndodh nderkohe qe vendi zyrtarisht eshte ne kushtet e fatkeqesise natyrore. Ministria e Arsimit ka prodhuar disa letra per zhvillimin e zgjedhjeve ne Universitete…zgjedhje do kete, por jo studente qe votojne….

Mbase qeveria jone e ka te pamundur te pranoje qe Zgjedhjet ne parim nuk nenkuptojne letra bakalli te vulosura nga Ministri, zgjedhjet jane perfaqesim, jane proces i rendesishem dhe frymezues per te nxitur ambicie e per te garuar me pergjegjesi. Zgjedhjet jane vota te verteta. Nese doni te emeroni e urdheroni, sic keni sjelle praktiken se fundmi ne Shqiperi e keni te lehte. Bejeni e shitini si “zgjedhje te ndershme”, pa fyer inteligjences e studenteve, pa prekur pedagoget e ndershem. Bejeni me fytyren tuaj!!

Ne izolim te plote, duke u predikuar cdo dite mbrojtja e shendetit dhe jetes na qenka egzistenciale zgjedhja neper universitete. Cili shtet ne glob ne keto kushte paska emergjente zgjedhjet neper universitete?!

Paligjshmeria e akteve qe nxjerr Ministrja ne kundershtim me vendimet e qeverise, ne rastin me te mire eshte paaftesi, edhe pse ne Minsitrine e Arsimit japin mendim shkencetare qe ju ka humbur vetja, dhe ne ate me te keqin eshte dashakeqesi, per te vijuar me shkaterrimin e nje procesi te rendesishem perfaqesimi…

… Eshte e vertete qe jo te gjithe cuditen ne nje shtet ku zgjedhjet behen pa votues, behen vetem me nje parti, ku “masa” ka te drejten te votoje pro ose kunder. Ku besimi per perfaqesim bie cdo dite e me poshte dhe motivimi per studentet e te rinjte nuk ekziston. Kohet qe po kalojme jane te veshtira, plot pasiguri per te ardhmen,akoma me shume se para izolimit.

Pyetjes se perse te aftet ne Shqiperi smund tia dalin, e kam shume te veshtire ti pergjigjem edhe kur me behet ne auditor. Pesha e pasigurise dhe hezitimit per te investuar ne nje vend te pamundesive, na rendon te gjitheve mbi kurriz, kujt me shume e kujt me pak. Mos i vini bomben te drejtave te studenteve, mos minoni kaq mizorisht te ardhmen tone!

Si do t’a bindni brezin e ardhshem qe arsimi eshte celesi i suksesit, nderkohe qe jemi te rrethuar prej te diplomuarve te varfer e krimineleve te pasur?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here