“Kanë zënë shkencën për fyti”, Vasili: Komitet ekspertësh që drejtohet nga kryeministri!

0
122

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë në edicionin e lajmeve në RTV Ora, ka komentuar rreth te shume diskutuarit ‘Komiteti Ekspertëve’, per te cilin u shpreh se një komitet ekspertësh që drejtohet nga politika, do të thotë të “kapësh shkencën për fyti”.

Petrit Vasili: Një copëz komitet doli nga legaliteti. Komitetet e Ekspertëve ngrihen kudo si komitete që sigurojnë pavarësinë e mendimit shkencor që ashtu  siç thotë shkenca i vihet në tavolinë qeverisë. Kur tre ofiqarë, mbledhje e këshillit të ekspertëve që drejtohet nga një kryeministër, nga ministër, nga zv/ministër, nga tre politikanë nuk ka ndodhur gjëkundi në glob. Në gjetshi një dot një komitet shkencor që drejtohet nga kryeministri, ministrat dhe zv/ministri  kjo është të zësh shkencën për fyti. Shkenca ka vuajtur halle të tilla, por qindra vjet përpara. 

E patë që i gjithë Komiteti kishte vetëm një epidemiolog. A mund ta imagjinohet një pandemi me një epidemiolog.  Kjo është një çështje që prihet nga ISHP. Që të shpallet gjendja e pandemisë në Shqipëri, propozimin ministrisë së Shëndetësisë ja bën Instituti i Shëndetit Publik. Edhe që të ngrihet një grup ekspertësh është ISHP me ministrinë e Shëndetësisë që bashkëpunon. Nuk mund të drejtojë ISHP një problematikë që lidhet me kardiologjinë apo neokirurgjinë. Lidershipi, vendi i zgjedhur, programi i vaksinimit ndodhen në këtë institut që akumuluar një eksperiencë dhjetëra vjeçare. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here