“Mes Vuçiç dhe shqiptarëve, Edi Rama zgjodhi të parin!”

0
107

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar sërish për çështjen e minshengenit të Ballkanit, çështje kjo, e cila ka nxitur reagimet forta në Shqipëridhe në Kosovë.

Me një shënim në “Facebook”, Vasili thotë se kryeministri Edi Rama në pabesi të plotë vendosi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para të gjithë shqiptarëve

Postimi i Vasilit:

Ne pabesi te plote, kunder te gjithe shqiptareve nga Tirana ne Prishtine, Edi Rama zgjodhi me ndergjegje te jete kunder tyre.

Edi Rama si peng i nje strategjie antishqiptare, qe ka per qellim shperberjen kombetare nepermjet shpopullimit dhe mjerimit diskriminues ekonomik,po ben gjithshka qe ne Serbi te perjetohet nje ngazellim i natyrshem.

Ndaj Vuçiç me shumë sinqeritet e tregon ngazellimin dhe ngre ne qiell Ramen si te vetmin shqiptar antishqiptar, qe eshte nga ana e tij, prandaj Vuçiç thote:

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Rama nuk ka asnje ndjeshmeri per sjelljen genocidiste mizore te Serbise ndaj Kosoves,ndaj per te eshte njelloj sikur genocidi te mos kishte ekzistuar kurre.

Ne te kundert, me e pakta qe Rama mund te bente do te ishte qe te kerkonte Referendum per te ashtuquajturin Minishengen.

Por Edi Rama nuk mund te perballet kurre me nje Referendum qe permes Minishengenit ai te shese Shqiperine, sepse do te kishte kunder te gjithe shqiptaret ne Shqiperi e kudo ne bote.

Edi Rama i vendosur kryekeput ne funksion te detyres se percarjes mes Shqiperise dhe Kosoves, po kupton gjithnje e me shume se shqiptaret jane 100% bashke kunder kesaj percarjeje dhe Minishengenit si instrument i saj.

Izolimi i Kosoves dhe nxjerrja e saj jashte vemendjes eshte pikerisht ajo qe Serbia do per te mos e njohur kurre Kosoven dhe Edi Rama pikerisht kete bën.

Sot ne te gjithe hapesiren shqiptare ekziston vetem nje problem,nje kundershtar dhe percares, qe eshte Edi Rama.

Çlirimi prej tij eshte pastrimi i rruges se kauzave te medha ne Shqiperi dhe Kosove ku integrimi europian mbetet kryekauza,qe kerkon bashkerendim te energjive,unitet dhe sakrifica te perbashketa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here