Shtohen divorcet, probleme edhe pas ndarjes…

0
106

Më shumë se 454 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit në Durrës me kërkesë për zgjidhje martese, përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2019. Pasojat e divorcit, veçanërisht kur ka edhe fëmijë në moshë të mitur, i vuajnë edhe këta të fundit.

Pasi legjislacioni shqiptar në mënyrë paradoksale, edhe pse është i pafuqishëm të mbrojë bashkëshorten nga dhuna verbale dhe psikologjike dhe të detyrojë bashkëshortin që të paguajë detyrimet që ka për fëmijën, i ka dhënë atij të drejtën që të mos lejojë fëmijën të largohet jashtë vendit për një jetë më të mirë. Dhe këtë handikap e vuan edhe Nexhmija.

“I jam drejtuar Gjykatës që unë të marrë gocën dhe të jetoj jashtë shtetit, sepse ndjehem pak më e hapur, sepse kam vëllain tim atje. Nëse e merr vesh ai që dua të iki, do të bëjë ndonjë gjë”, thotë Nexhmija.

Kjo problematike pranohet edhe nga avokatja që asiston në proceset e divorceve, e cila nuk nguron të deklarojë se gruaja që divorcohet, jo vetëm që është e pambrojtur si para, ashtu edhe pas procesit të divorcit por edhe penalizohet të rinisë jetën e saj diku tjetër. Për sa kohë ka jetë ka edhe shprese dhe Nexhmija nuk nguron të apelojë institucionet për ndihmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here