“Qepeni, mbylleni gojën!” Reagon ashpër futbollisti pas humbjes 1-3…

0
127

Pas humbjes 1-3 në shtëpi përballë Mançester Junajtid, nuk ka kaluar fort qetë te Arsenali. Ishte pikërisht Granit Xhaka, i cili pasi po dilte nga stadiumi “Emirates” pas ndeshjes, në automjetin e tij personal, u kap me disa tifozë të Arsenalit.

xhaka tifozet

Disa tifozë i kishin dalë para, dhe po e kritikonin performancën e Xhakës, diçka surprizuese, pasi në tërësinë e ndeshjes, ai nuk është se ishte nga më të dobëtit në fushë, edhe pse ekipi i tij në fund u eliminua.

Teksa po shkëmbenin disa fjalë, Xhaka në fund iu drejtua tifozëve me fjalët : “Qepeni, mbylleni gojën!”, para se të mbyllte xhamin e makinës së tij, e të largohej. Nga ana tjetër, kishte gjithashtu tifozë që e përkrahnin Xhakën, e kërkonin që ai të qetësohej.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here