‘I riu që futi në kurth televizionet shqiptare.’ Rudina Magjistari: Nëse do ta dija më parë…

0
138

Në programin “Rudina” ka qenë i ftuar një djalë i ri i cili edhe në përshkrimin e bërë nga vet programi ishte një piktor që synonte të bëhej aktor.

Por mesa duket Edlir Reka ka mashtruar drejtuesen e emisionit sepse menjëherë pasi është shfaqur në ekran në profilin e Rudinës në Instagram kanë shpërthyer komentet që e akuzojnë të riun si mashtrues, që shet mend me piktura të vjedhura e që s’janë të tijat e që gënjen kur thotë se ka fituar çmime në konkurse të rëndësishme. Të gjitha këto komente nuk mund të anashkaloheshin nga prezantuesja e cila i ka shkruar 20-vjeçarit një shkrim në Instagram.

“Jo Edlir! Kjo këtu në Instagram është e para herë që ti pranon se piktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moske e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashkrime”, shkruan Rudina duke i kërkuar në fund falje publikut të saj.

Për të vërtetuar këtë më sipër vet prezantuesja ka vënë përballë ‘veprës’ së Edlir Rekës atë të piktorit kanadez Blu Smith. Këtë ‘denoncim’ e kanë bërë vet ndjekësit e Rudinës në fotot e postuara dhe të shkëputura nga emisioni i djeshëm, shkruan Bordo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here