Pak humor të hidhur për sondazhet ‘serioze’ të IRI-t!

0
64

Nga Tedi Blushi

Një sondazh shumë “serioz dhe i besueshëm” i IRI, i publikuar pak kohë më parë, paralajmëronte se në Maqedoninë e Veriut, lideri i VMRO do të merrte 5% të votave.

Lajmi bëri xhiron e mediave në të gjithë rajonin!

Se si dolën rezultatet, kjo dihet nga të gjithë! VMRO jo vetëm fitoi bindshëm mbi 43% të votave, por i dërmoi aq keq kundërshtarët e vet politikë sa nuk dihet si do u vejë halli.

Ndaj nëse do të shihni në të tashmen apo të ardhmen të tilla sondazhe “serioze” edhe për Shqipërinë, talluni dhe mos i merrni seriozisht!

Një këshillë miqësore edhe për IRI-n: Mos shpenzoni më kot para dhe fonde për të tilla sondazhe që ju dëmtojnë reputacionin!

Më mirë përdorini ato para për programe dhe trajnime se të paktën mund të keni ndonjë rezultat, sidomos për ndonjë parti të re politike që po krijohet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here