Raportohet një lajm i fundit se ka ndodhur një aksident i trefishtë në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.
Mësohet se një fouristradë tip Mitsubishi me targë AA883GJ është përplasur me mjetin tip zetor, e me një motorçikletë, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se 43-vjeçarja pasagjerja e Foristradës, Luiza Xhangoli dhe nëna e drejtuesit të automjetit së bashku me drejtuesin e motorit, Ylli Karaj 43 vjeç janë në gjendje kritike për jetën.
E lënduar ka mbetur edhe një 10 vjeçare me iniciale A.M e cila ndodhet në spitalin e Gramshit. Në vendngjarje ka mberritur policia, e cila po zbardh rrethanat eaksidentit. Nga aksidenti është bllokuar edhe aksi rrugor Gramsh –Cërrik ku rradha e automjeteve arrin në 2 km.