Tragjike, përplaset autobusi i shkollës me të udhëtarëve, 6 viktima dhe dhjetra të plagosur

0
167

6 persona humbën jetën dhe rreth 10 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Baltimore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës. Autobusi i një shkolle kaloi në krahun tjetër të rrugës dhe u përplas me një tjetër autobus udhëtarësh.

Sipas autoriteteve amerikane, për fat të mirë asnjë fëmijë nuk ndodhej në autobusin e shkollës në momentin e aksidentit tragjik, pasi mjeti sapo kishte nisur rrugën marrjen e nxënësve.

Mes viktimave mësohet se është shoferi i njërit prej automjeteve me 5 udhëtarë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia amerikane njofton se gjithçka mbetet mister pasi në rrugë nuk ka shenja që tregojnë për ndonjë frenim të beftë apo ndonjë të papritur tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here