Ornela tregon pse nuk flet me të motrën, Laura Vorpsin

0
578

Ornela Vorpsi, shkrimtare, piktore dhe fotografe, është rikthyer në Tiranë pas vitesh mungesë për të promovuar një ekspozitë personale.

Dje mbrëma, ajo ishte e ftuar në Opinion me Blendi Fevziun, ku dha një intervistë të sinqertë për gjithë jetën e saj, duke nisur nga fëmijëria, e deri tek planet e të ardhmes. Në një moment, Ornela u pyet për të motrën e saj nga babai, Laura Vorpsi, ish-zëdhënësen e Partisë Demokratike.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndjej se nuk kemi ç’të ndajmë me njëra-tjetrën. Kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë. Kur nuk e kam nuk më intereson më njeriu, qoftë motër… Nuk kam më raporte. Këtë kam zgjedhur. Të mos kem më raporte”,-tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here