Bumçi: Escobar nuk erdhi për krizën në PD, atë e zgjidhin vetë demokratët

0
112

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi komenton vizitën në Tiranë të zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Bumçi tha se Escobar nuk erdhi për të zgjidhur krizën në PD, pasi atë e zgjidhin vetë demokratët, duke shtuar se vizita e zyrtarit amerikan ishte rutinore.

“Kjo është një vizitë normale, rutinë. Është pjesë e një turi rajonal dhe jo vetëm enkas për Shqipërinë. Në fillim shkoi në Bosnjë, pasi aty situata është më e nxehtë, apo dhe në Mal të Zi dhe më pas në Maqedoni dhe tani në Shqipëri. Ishte një vizitë prezantuese dhe s’ka asgjë nga ato që iu paraprijë vizitës. Vizita e tij nuk është për të zgjidhur krizën në PD atë do e zgjidhin demokratët. Kjo është një krizë që zgjidhet brenda nesh. Si thirri njeri ndërkombëtarët. Demokratët kanë të drejtë që të zgjedhin kryetarin e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here