Rekomandimi për hapjen e negociatave/ HAHN: Nuk ka kohë për vetëkënaqësi…

0
192

Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Frederica Mogherini në një konferencë në Bruksel është shprehur se rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sipas saj, reformat e nisura në vendet për të cilat kërkohet hapja e negociatave duhet të vazhdojnë më tutje.

‘Sot Komisioni rekomandon që KE të hapë negociata për Shqipërinë dhe për Maqedoninë’, tha Frederica Mogherini.

KE ka miratuar paketën për Ballkanin Perëndimor dhe për Turqinë.

Edhe komisionari Johanes Hahn është shprehur se KE ka vendosur që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

‘Kemi parë deri më tani nisjen e Reformës në Drejtësi, vettingun dhe duhet të themi se kjo reformë duhet të vazhdojë më tutje. Tashmë i takon Këshillit që të vlerësojë dokumentet tona’, u shpreh Hahn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here