Zuzarët, parazitët, grabitqarët, nuk do të ishin në administratë, pa bekimin tuaj z. Kryeministër

0
1075

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Mnenjëherë sapo mbaroj punët me tepsinë, kusinë, kazanët, byrekët, trahanë, e ashuren, Edi Rama, bëri një “zbulim” të madh: Zuzarët, zagarët, shushunjat, grabitqarët, tartabiqet, e lloj e lloj parazitësh e deri tek çakenj e ujqër, na pahkan uzurpuar adminsitarëtn.

Në kohë të tjera, Edi Ramës gazetar, do t’i thuej: “Bravo mor burrë se the një gjë që e dinim të gjithë dhe pak veta e pohojnë me zë të lartë”. Por tani puna ndryshon. Edi është kryeminsitrër e dujet të flas më jhapur, më qartë dhe pa asnëj dyshim të na tregojë, atë që e di po goja nuk ja thotë.

Nga mbinë zuzarët, parazitët, shushunjat, hajdut, të paaftët, arrogantë, dallaveraxhinjtë në zyrat dhe postet më të para të administratës së shtetit?

Sigurisht me ndihmën, bekimin, shtysën dhe iniciativën e vetë zotit Edi. Prej parlamentit e deri tek kryetar e këshilltarët e bashkive, nga nëpunësit më të lartë të administratës shtetërore e deri tek rojet, ishin dhe janë të një prerje me filozofinë e qeverisjes rilindëse, që ka në themel, arrogancën, injorancën, megalomaninë, kleptomaninë, hajdutllëkun deri në qelizën më të fundit të administratës dhe padyshim, mungesë totale përgjegjshmërie. Të gjitha këto kryeministri ynë i di. Një pjesë të madhe të treguesve të filozofisë rilindëse, të përmendura më sipër, burojnë nga vetë kryeministri, të tjerat i kanë përpunuar e ngritur në art vartësit dhe lakejtë e tij: Nga deputetë të zgjedhur me grykën e armës e deri tek ministrat koncesionistë, zyrtarë të lartë me dosjet mal në prokurori për korrupsion, zyrtarë të vegjël në rrethe që kërkonin të kënaqnin epshet e tyre me “zoçkat” e reja, e plot e plot bëma e gjëma të këtij soji të padëgjuara më parë. Jam i sigurt që Edi i di mirë, këto, por kërkon të lajë duart jo me zuzarët, zagarët, parazitët e shejtanët, por me ata, që nuk ja çojnë ujin në mullirin e vet, ose e thënë më troç trastën me të holla në tryezën e tij.

Nuk bëhet fjalë për një revolucion vlerash në administratë, sa kohë që me firmën e kryeministrit, ajo është fryrë nga viti në vit. Bëhet fjalë qartësisht, që tepsinë ta ketë vet, e ta rrotulloj, ta mbushë, ta presë, ta zbrazë e rimbushur sa herë që të ketë qejf. Nuk i bëhet shumë vonë për popullin që pret të behët më mirë, sa kohë me të tallet tre herë më ditë. Ja rregullove hipotekën se ta paskësh fajin LSI. Po arsimin, shëndetësinë, ekonominë, financat, turizmin, ku nuk ishte LSI, kush e prishi? Po sabotimin e punës së ministrave teknikë, kush e nxiti dhe e dirigjon LSI? Po zyrat e shtetit të cilat janë uzurpuar prej këshilltarësh të dalë në lirim e në pension prej më shumë se një viti, kush e urdhëroi LSI?

Të gjitha janë vepra dhe kryeveprat e Edit dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Edi nxjerrë kryesejmenin e tij nga kryeministria dhe e çon aty ku ai dëshiron për të mbrojtur zyrtarë të korruptuar, të kallëzuar në prokurori, rrethon institucionet me armë dhe i bën kashirllëk, njerëzve të betuar në kushtetutë, si titullarët më të lartë të institucioneve të këtij vendi.

Po cila është rruga më e mirë t’i shpëtoj përgjegjësive të kësaj veprimtarie antiligjore dhe shtetërore?

Ai e di fare qartë se cila është rruga më e mirë, ajo është një dhe vetëm një: demagogjia. Ky popull mban shumë në kurriz. Edhe fjalët pa fund e pa berqet i ka më shumë qejf. Prandaj Edi nuk ja përton të ulet e të flasë me këdo, për sa kohë nuk ka vizion e program për qeverisje e për pasojë, nuk ka edhe ndonjë punë për të bërë. Kështu që del e bën qyfyre. Kënaq veten që në mëngjes me gënjeshtrën e tij dhe pasi e beson i pari vetë, pas një ore, ja shet e dhe popullit për të vërtetë. Nuk do t’ia dijë kë ka përpara, mbrapa apo anash. Me këmishën që e lan dhe e hekuros çdo ditë, bluzën që gjithashtu nuk e ndërron pa kaluar java, ja kërcet muhabetit për shtatë palë qejfe, si plakat kur tjerrin leshin netëve të ftohta të dimrit. Ashtu fshaçe, i mbledh, ku e di ai vetë dhe u flet pa pushim, për aeroporte, fonde bujqësie, rrugë tregtare, për shet pa shtet, shtet me fuqi e gjithfarë dokrrash e gjepurash. Gjithkush që kundërshton, ka nga një të metë sipas kryeministrit: O i ka rëndë dielli në kokë, o ka pi, o është i hutum nga humbja në zgjedhje e PD-së etj. Pastaj perla e Edit është lista me zyrtarë të korruptuar. Në listat e publikuara gjen të vdekur, pensionistë, emër pa mbiemra, shënime shkurt drejtor arsimi, gjelbërimi, kulture etj. Po ja ta zëmë se të gjitha janë të vërteta, pyetja mbete po e njëjtë: Kush i vuri dhe i bekoj në ato poste shoku ynë i shtrenjtë Edi. Patjetër që ju keni dhënë miratimin me gojë, me shkrim dhe në heshtje. Për katër e vjet ( e madje do të vazhdojnë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm), zagarët, shushunjat, grabitqarët, parazitët, na i hodhe e do na i hedhësh në kurriz z. Kryeministër, ndërsa vetë ke bërë e do bësh sehir, sesa mban ky popull. Dhe në fakt ke bërë mirë. Siç thotë një fjalë e vjetër i ke luajtur fenë. Sipas kokës edhe festen. Duan dhe respektojnë më shumë të fortë dhe kriminelët në këtë vend, ti nuk ke përtuar tua japësh. Joshen pas seksomanëve dhe kodoshëve që bredhin pas fustanit të femrave dhe jo detyrave të shteti dhe ti me shimë dashamirësi, jua ke plotësuar dëshirën njerëzve. Pëlqejnë më shumë të blejnë shërbimet më të nevojshme, me bashkish, seks e gjithfarë dallaveresh dhe ti u ke thënë bujrum se në zyrat e shtetit i gjen me shumicë këtë kallëp njerëzish. Pëlqejnë më mirë parazitët dhe shushunjat sesa të ndershmit dhe punëtorët dhe t’i prapë, i treguar vendin ku duhet të trokasin.

Tani dil e gënje prapë, premto që zullumin që e hodhe vetë me shumicë, do ta mbledhësh e groposësh këtë katër vjeçar, se të jesh i sigurt që njerëzit prapë do ta hanë renën tënde plot qejf.

Unë bile po të jem si t’i do t’i shtoja edhe punën vullnetare, zborin, aksionin, paradat e gjithfarë aktivitetesh në dobi të shtetit, “për të bërë shtet”, siç thua zotrote. Unë jam i sigurt që pas katër vitesh të tjera, jo vetëm që nuk do të bëjmë shtet, por do ta humbasim krejtësisht e në mënyrë të pakthyeshme, kuptimin e shtetit, devocionin e respektin për të.

Prandaj rrugë të mbarë rrugëtimit tënd, katërvjeçar me zuzarë, parazitë e shushunja të vjetër e të rinj, që sigurisht do të pinë gjakun tonë e do të kontribuojnë në cilësinë e jetës tënde personale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here