Macron dhe Scholz letër Vuçiçit: Tregohu i gatshëm për vendime të vështira me Kosovën

0
104

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë vlerësuar, se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata janë shprehur se i këshulliar njerëzitë e tyre për politikën e jashtme dhe të sigurisë që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot Presidenca e Serbisë.

Sipas mediave serbe, në një letër të përbashkët drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Macron dhe Scholz deklaruan se në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.

Ne po ju dërgojmë një letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor bëhet realitet dhe me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kahershme dypalëshe dhe rajonale.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor’, – thuhet në letër.

Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiçit që të tregojë vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së.

Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik, është shtuar në letër.

‘Prandaj, ne caktuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Beaune, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë për ta çuar procesin përpara shpejt’, shkruhet ndër tjera në letrën drejtuar Vuçiçit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here