Zhdukja e tregtarit pasi mori kredinë/ Gruaja rrëfen bisedën e fundit: Më tha, mos më merr në telefon se… (VIDEO)

0
479

Kjo është video e fundit që ka postuar Fation Fejzillari, 30-vjeçari, i cili prej 10 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze me një shumë parash në qytetin e Laçit.

Bashkëshortja e tij Selena rrëfen bisedën e fundit me të.

 “Më tha mua nuk do vij, do shes të shtunë e të diel se ka punë dhe do vij të hënën. Unë fola të shtunën në orën 08:00, i thashë Fation çfarë po bën? Tha jam duke shitur, ik mos më bezdis në telefon, do të marr vet tha.”

Ajo apelon për ndihmë dhe kërkon që të bëhen përpjekje nga policia për gjetjen e bashkëshortit të saj.

“Mund ta kenë hedhur në ndonjë lumë, mos e kanë goditur me ndonjë gjë mbrapa koke ose mos e kanë vrarë ose e mbajnë lidhur”.

Ndryshe nga shoku i të zhdukurit, Selena shprehet se Fationi ishte nisur që prej 22 Prillit drejt Shkodrës dhe Lezhës për të shitur.

 “Ai biles kur ka marrë mallin për herë të fundit, ka qenë me mua te Medresea, me gjithë shokun. Mori 1 milionë Lekë Sandri, 1 milionë Lekë Fationi. Shkova në Peqin, mua më sollën këtu. Në Peqin i qepën të nesërmen më 22 Prill edhe iku”.

Vajza e vogël, fëmija i vetëm i çiftit, kërkon çdo ditë të atin, ndërsa puth foton e tij.

Intervista e plotë me bashkëshorten e Fation Fejzillarit:

Fationi është i zhdukur prej 10 ditësh, që në datën 29 Prill.  Çfarë informacionesh keni?

Selena- Unë kam folur me atë të premten. I thashë, Fation është goca sëmurë dhe më tha të hënën do vij ta çojmë gocën për vizitë. Unë fola të shtunën dhe i thashë, Fation çfarë po bën? Më tha, jam duke shitur, do të marr vetë. Ai nuk është kthyer më. Me anë të asaj që thotë Sandri (shoku i Fationit) kanë zbritur në Laç, thotë ai. Ka pasur 2 milionë e 600 mijë lek me vete, siç thotë Sandri. Unë dua që të vijë ai në shtëpi, se kam gocën.

Në dijeninë tuaj a ka patur Fationi ndonjë problem?

Selena- Jo, ai ka shkuar shumë mirë më shokët.

Cila është e vërteta e kredisë dhe kur e ka marrë?. Për çfarë shumë bëhet fjalë?

Selena- Para dy muajsh e kemi marrë. 5 milionë lek kemi marrë për të blerë makinën dhe mall. Makinën e ka marrë 1 milionë dhe 700 mijë, ka shlyer bankën se ka pasur disa lek dhe më pas me lekët e tjera ka blerë mallin.

Kur është nisur për të shitur në Shkodër?

Selena-Në 22 Prill.

Nuk është kthyer më në Peqin?

Selena-Ka ardhur nga Peqini në Valias dhe më ka thënë që do iki në Shkodër. Ka ardhur ka takuar gocën dhe ka thënë do iki ca ditë në Shkodër, pasi kishin marrë nga 1 milion lek mall. Më tha nuk do vij, do shes të shtunë e diel dhe do vij të hënën.

Hera e fundit kur keni folur?

Selena-Në datë 28 Prill, të shtunën.

Keni tentuar ta merrni më nga data 28 apo 29 Prill?

Selena- Unë nuk kam folur të dielën gjithë ditën, nuk ka pasur ofertë, u bëra merak. Më tha vjehrra, a ka ardhur Fationi në Valias, jo i thashë, se nuk kam folur.  Ajo tha ma kanë rrëmbyer çunin, se nuk është kthyer, e ka kërkuar gjithë natën Sandri. Vjehrra më tha se kishte folur me xhaxhain e Sandrit, i cili e kishte pyetur se ku ishte Fationi. Sandri ka thënë se e ka pritur Fationin me orë të tëra, por nuk ishte kthyer.

Do mbaronin në Laç dhe do ktheheshin në Peqin?

Selena- Jo do vinin direkt në Valias, se ishte goca sëmurë. Më pas do ikte në Peqin. Ai e merrte mallin në Peqin. Dhe herën e fundit kemi qenë bashkë, në treg dhe kemi marrë 1 milionë lekë mall ne dhe 1 milion Sandri. Shkuan në Peqin i qepën, unë erdha në Valias. U kthye këtu takoi gocën dhe iku në Shkodër, në datë 22 Prill.

Në dijeninë tuaj të kujt kanë qenë 2 milionë e 600 mijë?

Selena- Sandri thotë se 1 milionë e 300 mijë kanë qenë të mijat, të tjerat janë të Fationit, por unë nuk kisha xhepa më zinxhir dhe ja lashë Fationit. I thashë Fation leri në makinë ai tha jo. Unë gjithmonë i kam mbajtur kështu ka thënë Fationi.

A ka pasur ndonjëherë probleme në Shkodër, Milot, Laç, ku shiste, tentativa për ta grabitur?

Selena- Jo, ai madje vjet ka fjetur në çadra, rërë, ka pasur 4 milionë, 5 milionë. Ka qenë me xhaxhain e atij çunit dhe nuk e ka gjetur gjë. Edhe parvjet ka qenë në Durrës dhe përsëri nuk ka pasur asnjë problem.

Çfarë dyshoni se mund të ketë ndodhur?

Selena- Dyshojmë, se mos e kanë hedhur në lumë. Ndonjë kur ka nxjerr shumë me lek, e kanë parë drogaxhinjtë e Laçit dhe i kanë rënë pas kokë me ndonjë gjë. I kanë marrë lekët, e kanë vrarë, ose e mbajnë të lidhur në ndonjë dhomë dhe e torturojnë.

Çfarë kërkoni sot?

Selena- Të më vijë burri në shtëpi…

Ke një apel për shtetin?

Selena-Të na ndihmojë, ta sjellë o gjallë, o vdekur në shtëpi.

Si kanë qenë marrëdhënien tuaja me Fationin?

Selena-Kanë qenë mirë…

Karakteristikat si ka qenë i veshur Fationit ditën që ka humbur?

Selena-E pyeta Sandrin dhe më tha se ka qenë i veshur me bluzën e zezë me mëngë të gjata dhe me tuta të zeza me një shirit të kuq dhe me çantën. Ai ka pasur 70 tyle në çantë, 40 i kishte në dorë dhe të tjerat në çantë më dha Sandri, si dhe 2 milionë e 600 mijë lekë. I gjithi ka qenë me rroba të zeza edhe atletet i ka pasur të zeza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here