Dy ‘të fortët’ e Durrësit në gjyq, duke pritur masën e sigurisë (FOTO)

0
738

Në Gjykatën e Durrësit ka nisur seanca për masën e sigurisë për Marjel Fierzën dhe Genti Nderjakun.

Dy të rinjtë u kapën me pistoleta pa leje në një operacion që zhvilloi policia e Durrësit tri net më parë për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale.

“DurrësLajm” publikon edhe foton e parë të dy të arrestuarve nga kafazi i hekurt, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Në një njoftim të detajuar ditën e djeshme, Policia e Durrësit sqaroi se i arrestuari Genti Nderjaku i moshës 34 vjeç, kishte leje arme vetëm për brenda banesës dhe jo jashtë saj.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Marjel Fierza, i moshës 30 vjeç, njihej ndryshe edhe si pjesë e bandës që drejtohej nga Lulzim Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here