Drogë me kamion nga Siria drejt BE-së/ SPAK jep detaje nga aksioni që çoi në pranga 20 persona

0
157

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga aksioni antidrogë me 21 urdhër-arreste të lëshuara, për persona të dyshuar si të përfshirë në trafik narkotikësh.

Sipas prokurorit të SPAK, Vladimir Mara tha janë lëshuar 21 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 20 dhe një person është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, trafiku i lëndës narkotike kryhej nga Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Italia e vende të tjera të BE. Droga transportohej me kamionë, e kamufluar në mënyrë të tillë që të mos dallohej në skanerat.

“Janë vendosur 21 masa sigurie. Janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike etj. Më e rëndësishmja është që të gjithë sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kthyer në territorin e Shqipërisë. Kemi bërë edhe hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal. Ka edhe persona që i është komunikuar edhe një masë e dytë sigurie sepse kanë qenë të prangosur. Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia; ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE. Nuk kemi konstatuar episode kultivimi kanabisi në vendin tonë”, tha Vladimir Mara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here