Të drejtat e autorit, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton draftin, disa nene janë antiligjore

0
156

komisioni-i-medias-655x356Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kundërshtuar draftin e hartuar nga ministria e Kulturës për të drejtat e autorit dhe kërkon rishikimin e tij. Në Komisionin e Medias, përfaqësues të  kësaj dhome thanë se disa nga nenet e pr/ligjit bien ndesh me kushtetutën dhe ligje të tjera të vendit.

Gent Daci: Ligji vazhdon të ketë disa probleme në lidhje me inkorporimin e detyrimeve për të drejtat e autorit. Ka mospërputhje me  Kushtetutën dhe mos përputhje me ligje të tjera specifike, kryesisht me definicionet. Ligji përsëri ka problem në mënyrë sesi këto agjenci operojnë, sesi këto agjenci i mbledhin të drejtat dhe sesi i shpërndajnë të drejtat.

Në të njëjtën linjë me dhomën amerikanë të tregtisë ishin edhe përfaqësues të agjensisë së administrimit kolektiv të kinematografisë, sipas së cilëve pr ligji nuk sjell asnjë risi ndaj dhe ka nevojë urgjente për rishqyrtim:

Idar Bistri: Më shumë mbrohen të drejtat e ekzekutuesve, interpretuesve dhe producentëve, sesa krijuesve të vërtetë që janë.

Lorenc Gordani: Për dy vjet këto të ardhura ti merr ministria dhe kjo ministria do të bëjë aktivitete duke shkelur parime bazë të mënyrës së financimeve të autoriteteve publike që paguahen nga taksat e tatimpaguesve, pra ka absurditete flagrante.

Kryetari i Komisionit të Medias Genc Pollo kërkoi nga grupet e interesit që të gjitha vërejtet e tyre ti paraqesin me shkrim në mënyrë që ato ti adresohen ministrisë së Kulturës për ti shqyrtuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency