Zgjedhjet në PS, Fleckenstein gazetarëve : Vendimi varet nga Kongresi i Partisë Socialiste

0
182

metaaSi përfaqësues i të majtës në Parlamentin Europian, në konferencën për mediat pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Knut Fleckenstein nuk mund t’i shpëtonte pyetjes mbi debatin që po ndodh brenda socialistëve.
Ai u pyet nga gazetarët për një mendim mbi zgjedhjet brenda Partisë Socialiste, ku tha se për këtë vendos Kongresi i kësaj partie.

“Ka rregulla ndryshme në familjen tonë të majtë. Ne në Gjermani kemi të tjera rregulla, Partia Socialiste e Shqipërisë ka zgjedhur atë të laburistëve britanikë. Ajo që mund të them është se ka rregulla të ndryshme dhe vendimi për këtë çështje varet thellësisht nga Kongresi i Partisë Socialiste”, u përgjigj Fleckenstein.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency