Shembja e ndërtesës në Miami, 16 viktima dhe 147 të humbur

0
94

Ka shkuar në 16 numri i viktimave dhe 147 rezultojnë ende të humbur pas shembjes së ndërtesës në Miami.

“Gjatë 12 orëve të fundit, arritëm të gjenin disa persona të tjerë por fatkeqësisht ata kanë vdekur, “tha zjarrfikësi Golan Vas, komandant i Njësisë Izraelite të Shpëtimit, për CNN.

Numri i të vdekurve tani ka shkuar në 16, ndërsa 147 rezultojnë ende të zhdukur. Pothuajse një javë pas shembjes, Vas tha se shpresa për të gjetur të mbijetuar tani është shumë e pakët.

Ndërtesa 12 katëshe u shemb të enjten e kaluar rreth orës 1:20 të mëngjesit, duke shkaktuar një nga katastrofat më të këqija civile në historinë e SHBA-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here