Salianji: Kush voton pro qeverisë, të përjashtohet. Nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë !

0
412

Deputetët demokratë zhvilluan mbledhjen e grupit në Kukës, aty ku më 24 shtator do të mbahen zgjedhjet për kreun e bashkisë.

Deputeti Ervin Salianji mësohet se gjatë mbledhjes ka deklaruar se kushdo që voton pro qeverisë, më mirë të përjashtohet nga grupi i partisë. Salianji tha se formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të maskohen si deputetë të opozitës.

“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, ka thënë Salianji.

Basha ka bërë debat me ne dhe ka qëndrime publike kundër listave të hapura; sot gjasme i kërkon për t’i shërbyer Ramës me primin zgjedhor,” shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here