Tani nuk ka më shance për kopjim, kinezët bëjnë gjetjen e radhës

0
258

Këtë vit, mbi 9 milionë të rinj kinezë do t’i nënshtrohen provimit dyditor të maturës, që do të përcaktojë se në cilin universitet do të shkojnë. Studentët që përballen me këtë testim gjenden përballë presionit të vazhdueshëm, pasi kuotat e pranimit në universitet janë vetëm 7 milionë, kështu 2 milionë prej tyre do të humbasin shansin për të vazhduar shkollën. Siç ndodh në të gjitha shkollat, nxënësit kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për të kopjuar.

 

 

Me mënyrën se si po zhvillohet teknologjia sot, si duket edhe kopjimi ka kaluar në një nivel të ri. Kanë ikur ditët kur studentët shkruanin krahët, apo fshihnin letra nëpër këpucë për të kopjuar. Tani studentët kanë gjetur një mënyrë tjetër më interesante dhe më pak të rrezikshme për të kopjuar. Për të shmangur veprime të tilla tek studentët, dhe për t’iu dhënë mundësi që të gjithë të jenë të barabartë, Ministria e Arsimit në Kinë ka vendosur të përdorë një dron anti-kopjim, i cili do të fluturojë mbi nxënësit dhe do t’i monitorojë ata.

Droni do të mund të monitorojë të gjithë vendin ku do të zhvillohet provimi dhe do të ndërpresë çfarëdo radio sinjali të dyshimtë në një shtrirje prej 500 metra. Sapo të kapë ndonjë sinjal të dyshimtë, droni do të dërgojë një njoftim në tabletin e mësuesit, bashkë me informacionin e detajuar se nga vjen sinjali.

Ashtu siç ju thamë edhe më sipër, disa metoda për të kopjuar janë shumë inteligjent, dhe ngjasojnë me metodat që përdoren në filmat me spiunazhe. Për shembull, studentët kanë përdorur një palë syze për t’u bërë foto pyetjeve të provimit dhe për t’ia dërguar dikujt tjetër, i cili sjell përgjigjet e sakta.

Një student tjetër është kapur duke fshehur kamera në një shishe uji. Përveç këtyre, janë edhe stilolapsat inteligjentë, të cilët mund të dërgojnë pyetjet tek dikush tjetër dhe pastaj ai i sjell përgjigjet e sakta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here