Halli i Berishës dhe pagjumësia e kundërshtarëve të tij?!

0
673
Nga Enver Bytyçi 

Del në ekran të televizionit ose shkruan në tastierën e kompjuterit e thotë se; ‘Berisha lufton për hallin e tij personal’! Po! Sali Berisha e ka një hall, sa personal edhe shoqëror!

Që nga ajo datë që ai është shpallur non-grata në SHBA nga ana e Departamentit të Shtetit ai bën betejën e tij për integritet dhe dinjitet njerëzor! Që do të thotë se në këtë rast u bë modeli i mbrojtjes së këtij dinjiteti edhe për të tjerët! Natyrisht jo për ata që dinjitetin e konsiderojnë anti-vlerë!

Kush thotë se kjo betejë nuk është shqetësimi i Sali Berishës, ai gabon. Madje ai e ka pranuar vetë se ky është halli i tij personal. Ndërsa ne duhet të dimë se liderët i zgjedhim vetë. Çdo presion dhe ndërhyrje nga brenda ose nga jashtë vendit për të imponuar liderët politikë është akt anti-demokratik. Ish sekretari i Jashtëm Amerikan, James Baker, në qershorin e vitit 1991, në prani të mbi 100 mijë shqiptarëve, deklaronte se ‘Prej sot ju jeni të lirë t’i zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj’! Rezistenca e Sali Berishës në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor është shembull e model i luftës për lirinë!

Por kundërshtarët e thjeshtëzojnë këtë kur thonë se ‘Berisha lufton për hallin e tij personal! Në fakt Doktori ka hall, por halli i tij nuk i ngjan hallit të atyre që nuk kanë dinjitet dhe e sulmojnë atë. Janë këta kundërshtarë të Berishës ata që kanë një hall puro personal, ndaj dhe jetojnë ne pagjumësi. Nuk flenë dot, pasi në shtratin e fjetjes shohin ëndrra ankthi me skena tragjike të kryqëzuara e të shkaktuara nga një mijë e një halle korrupsioni që ata kanë. Janë zhytur deri në gryke në krime dhe akte korruptive!

Halli i Doktorit është dhe nuk është halli i shqiptareve. Është një shqetësim, nga i cili ai motivohet më shumë për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë. Halli i Doktorit nuk është i fshehtë diku në skutat e shpirtit të tij. Është një hall, të cilin ai e ka ndarë me publikun dhe qytetarët shqiptarë. Madje edhe në rastin e penalizimit nga ana e sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe.

Ndërsa halli i kundërshtareve te tij është i fshehtë dhe rëndon jetën e qytetarëve shqiptarë. Sepse nuk është Berisha ai që i detyron shqiptarët të emigrojnë! Ata i detyron i korruptuari Edi Rama! Nuk shkakton Sali Berisha as sot, as në të ardhmen varfëri, skamje, pabarazi, kriminalitet, veprime mafioze, lakmi, rrënim e dëshpërim non-grata e Sali Berishës.

Të gjitha këto janë produkt i atyre që sulmojnë kreun e Partise Demokratike, rilindasve të kryeministrit dhe pengjeve të tij. Shqiptarët e dinë se asgjë e keqe apo e mirë u vjen atyre, nëse Berisha është apo nuk është non-grata. Ata e kanë nuhatur me intuitën e tyre se non-grata e tij ishte një akt izolimi për të, me qëllim që të mos angazhohej as formalisht në politikë.

Ndërkohë shqiptarët duan një lider, i cili merr përgjegjësi për ta e për fatet e Shqipërisë. Dhe derisa të dale dikush nga radhët e rinisë ta marrë këtë rol, deri atëherë ky lider mbetet Sali Berisha, me defektet dhe virtytet e tij, ashtu siç ai i ka! Së paku, në krahasim me kundërshtarët e tij që e mallkojnë, ai është njëmijë hapa para tyre.

Tashmë qentë që lehin kundër Sali Berishës janë më qindra. Atij i duheshin, sipas rregullit, nja 40 të tillë që të quhej ujk i vërtetë. Sa më shumë shtohen kundërshtarët e tij, aq më i madh bëhet ai dhe aq më shumë mbështetje do të ketë te shqiptarët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here