Pritë me armë në Rrugën e Kombit, terrorizohet shqiptari nga Kosova

0
211

Persona të armatosur kanë dalë gjatë natës në Rrugën e Kombit. Lajmi është bërë i ditur për syri.net nga burime të policisë, të cilat kanë thënë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që me armë kanë kërcënuar udhëtuarët.

Denoncimi ka ardhur mesnatën e djeshme ku një shqiptar nga Kosova ishte duke udhëtuar nga Suedia për në vendin e tij.

Qytetari i identifikuar si Rexhep B., ka denoncuar në polici se rreth orës 23:00 ishte ndaluar në një karburant në Rrugën e Kombi.

Por pasi ka ndaluar makinën aty kishte dalë një person me kallashnikov në dorë. Menjëherë ai kishte telefonuar policinë. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Ndërkaq një patrullë e ka shoqëruar atë deri në dogën e Morinit. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që kanë dalë me armë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here