Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Shpallen në kërkim 5 persona

0
147

Policia ka shpallur në kërkim 5 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. ‘News24’, raporton se policia ra në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka identifikuar një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur për ngjarjen kriminale.

Cfarë raportoi policia?

“Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”‘

Kush ishte Ardian Nikulaj?

Nikulaj njihej në zonën e Shëngjinit si një biznesmen ndërtimi. Ai kandidonte për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës nën siglën e PSG-së, ndërsa edhe në vitin 2021 ka garuar krah Tom Doshit për deputet në Lezhë.

Nikulaj ishte një person me precedent të mëparshëm penalë. Në vitin 2003 ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim. Deri në vitin 2003, viktima mbante mbiemrin Marku, për ta ndërruar më vonë në Nikulaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here