Protesta para bashkisë/ Kalaja, thirrje policisë: Hapni dyert, lejoni këshilltarët bashkiakë të hyjnë!

0
30

Aktivistja edhe një nga organizatoret e protestës përpara bashkisë së Tiranës, i ka bërë një thirrje të veçantë punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën dhe nuk lejojnë këshilltarët bashkiakë të opozitës të hyjnë në institucion.

“Nëse ju ka ngelur një pikë morali dhe dinjiteti, – thirri Kalaja, – hapni rrugën që të futen këshilltarët bashkiakë në pronën e bashkisë Tiranë, të futen këshilltarët bashkiakë në vendin e tyre të punës.Ia kemi dhënë ne atë mandat, nuk ia ka dhënë as Erion Veliaj, as Edi Rama (me shumë vështirësi në fakt), as Rrumbullaku e as Tonin Vocaj. I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë: jep urdhrin që policët të hapin dyert e bashkisë, që të zbatojnë ligjin për Policinë e Shtetit, që të zbatojnë Kushtetutën, se nuk ndalohet nuk punonjës i administratës, një i zgjedhur vendor të ushtrojë detyrën. Mos tentoni të konfliktoheni me qytetarët e Tiranës!Ne nuk do t’jua falim! Ne do të na keni përballë dhe do të merrni përgjigjen sipas ligjit bashkë me banditët që mbroni dhe jeni sot më të paturpshëm se kurrë, më të pamoralshëm se kurrë. Pse është kjo?!  Kjo është sepse ju po shfrytëzoni atë rrogë që ta merrni në fund të muajit për të mbajtur familjet. Po pse, ne nuk kemi familje, fëmijë? Po pse, Mehdi Malkaj dhe aktorët e tjerë të Teatrit, Budina e të gjithë ata që qëndruan dhe po qëndrojnë, a nuk kemi fëmijë? Po ata, a nuk janë të persekutuar, të përjashtuar nga çdo gjë që ndodh?! Ne këtu jemi se e duam Tiranën, se i duam fëmijët dhe familjet tona dhe kemi vendosur t’i mbrojmë, pavarësisht se

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here