Kosova refuzoi dialogun, Vuçiç: Ja çfarë më tremb

0
143

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Kosovën.

I pyetur se kur pritet vazhdimi i dialogut me Kosovën, duke pasur parasysh se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkohet ndërprerja e dialogut deri sa ish-kryeministri Ramush Haradinaj të lirohet nga Franca, Vuçiç deklaroi se ndihet i frikësuar nga refuzimi i dialogut.

“Ne jemi të gatshëm për dialog sot, nesër dhe çdo ditë. Më duket se disa në botë nuk e kuptojnë sa duhet seriozisht përkushtimin e Prishtinës për refuzimin e dialogut, që më frikëson, jo në aspektin e fuqisë së tyre dhe të asaj se çka do të mund të bënin kundër nesh, por për arsye se çfarëdo lloji i jostabilitetit është shumë i dëmshëm për ne”, tha sot Vuçiç në Beograd.

Haradinaj mbahet në Francë nën masën e lirimit me kusht, deri në përfundim të procedurave gjyqësore lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. Haradinaj ka vlerësuar se kjo procedurë kundër tij është çështje politike. Seanca e ardhshme për këtë çështje mbahet më 6 prill në një gjykatë në Colmar të Francës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here