Osmani: Fushatat dezinformuese janë kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

0
240

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin, për sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe për Ballkanit Perëndimor në tërësi.

“Këto fushata synojnë të sjellin frikë, ta manipulojnë opinionin publik, të minojnë besimin në institucionet demokratike, por mbi të gjitha duan ta cënojnë demokracinë që qëndrojnë në themelet e dy shteteve tona”, tha Osmani.

Osmani theksoi se sulmet kibernetike tashmë janë bërë pjesë e luftës hibride të forave dashakeqe.

“Për realizimin e agjendave gjeopolitike të autokratëve, të cilat përmes tyre synojnë që të sjellin destabilitet, mosbesim dhe polarizim”, theksoi ajo.Këto deklarime, e para e shtetit i bëri pas takimit me nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.
Sot, u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here