Ja përse Belindi e ka 100% të sigurt fitoren më 14 maj!

0
218

Ja përse Belindi e ka 100% të sigurt fitoren më 14 maj!

■ Në vitin e dhjetë në pushtet “rilindja” e Ramës është konsumuar mjaftueshëm. Fitorja e mandatit të tretë në ’21 erdhi nga tradhëtia e Bashës. Në këta 2 vite opozitarët u kthjelluan dhe organizuan për fitore.

■ Për shkak të arrogancës së pushtetit dhe keqqeverisjes në Tiranë është akumuluar një energji shumë e madhe “anti”, si në sasi ashtu edhe në cilësi.

■ Veliaj është antipatik për një pjesë të madhe të elektoratit. Kjo ka ndodhur sa për shkak të personalitetit të tij aq edhe për gënjeshtrat ( siç qe ajo e dikurshmja për të ndaluar ndërtimet ) arrogancën ( mos harroni “koqet prej hekuri” kur do bëheshin zgjedhjet për FSHF -në ), dhunën ushtruar përmes policisë bashkiake dhe inspektorateve etj.

■ Në 2019 -ën Lali mori shumë pak vota EDHE pse konkuroi i vetëm në një garë pa rival. Kujtoj që PD dhe LSI nuk morën pjesë në ato zgjedhje.

■ Belindi ka mbështetjen e shumicës së PD-së. Në primare mori gati gjysmën e pëlqimit të demokratëve.

■ Bashkë me PD – në e drejtuar nga Doktori tani është e Partia e Lirisë ( ish LSI ). Le të kujtojmë se në ditën e zgjedhjeve 2009 LSI kaloi nga koalicioni me PS tek PD dhe me PD qeverisi për 4 vjet. Në prill 2013 kaloi nga qeverisja me Berishën në koalicion me Ramën dhe ato zgjedhje i fitoi Rama me Metën duke nxjerrë Berishën në opozitë. Tani që Meta është me Berishën, matematikisht Belindi ka shumicën e votave të Tiranës.

■ ….etj

Pra nuk ka mundësi praktikisht të humbasë Belindi.

Teorikisht janë vetëm dy mundësi:

■ Mundësia e parë është t’ia vjedhin votat. Për mua kjo gjasë është pothuaj e përjashtuar, sepse deri këto çaste nuk kemi asnjë denoncim serioz nga Belo a Berisha për ndonjë shenjë manipulimi a vjedhje të zgjedhjeve. Pra, kur i zoti s’e jep çne tellalli që e shet? As e ka zënë në gojë opozita vjedhjen a manipulimin në këtë fushatë model, ndaj dhe ( edhe pse ekziston teorikisht ) vota nuk do vidhet dhe Belindi fiton i sigurt

Gjasa e dytë është edhe më absurde. Por meqë në teori qëndron, le ta përmendim: SHITJA. Pra Doktori, Belo ose të gjithë bashkë, për interesin e tyre vetjak a familjar, të bëjnë gjoja fushatë por me dashje Belindi të mos e mundë Erion Veliajn. Kjo është edhe më absurde se gjasa e parë. Por thjesht për të përforcuar absolutizmin e fitores së Belos dhe Berishës, e kërkonte argumenti të vendosej në parashtrimin e gjasave si vjedhja ashtu edhe shitja për të deklaruar të bindur se Velindi nuk ka shans tjetër veç fitores në Tiranë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here