Në një lidhje me “ABC News” ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
Berisha u shpreh se shifrat e publikuara për rastet e perosnave të prekur nga COVID-19 dhe personat që kanë humbur jetën, nuk janë ato të saktat.
Gjithashtu ish-kryeminstri hodhi akuza ndaj kryeminstrit Rama se po shkakton panik te qytetarët me qëndrimin e tij.
“Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj. Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve. Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë”, deklaroi Berisha.
Mendoni se kemi hyrë në zonën e rrezikut apo do të jemi me këto shifra?
Berisha: Në shqipëri ndodh ajo që përveç Koresë së Veriut nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Shifrat këtu për të vdekurit nga viroza COVID-19 përcaktohen politikisht. Çdo shifër, çdo veprim është politizuar, këto i them shumë të faktuara.
Keni shifra të tjera nga ato zyrtaret?
Berisha: Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, këtë nuk e beson njeri. Kur jemi vendi që kemi bërë shumë pak teste.
Na citon një nga kryeterriostët e kohës në postimet e tij. Në këtë epidemi në kemi një rrezik i lartë, vjen nga i vetëshpalluri kryeepidemiolog dhe nga një grusht njerëzish. E quaj “ndrikull hajnia”. Me këtë qëndrim nuk po bëj politik, por po them të vërtetën për qytetarët.
Çfarë po ndodh me testet?
Berisha: Ndrikull hajni i tha qytetarëv3e se po përdornim metodën e vjetër të OBSH, metodë e cila ka 15 ditë që e ka hedhur poshtë.
Shqipëria pardje ishte në 10 vendet në vdekshmëri më të lartë në botë, sot është në vendin e 11 ose të 12. Shqipëria vetë ka një vdekshmëri prej tre herë më të lartë se mesatarja e rajonit. Garantoj që shifrat janë të manipuluara”, tha Berisha./abcnews.al