Ish-drejtori i sizmologjisë qetëson shqiptarët: Tërmeti po vjen duke u rralluar, goditje më të mëdha nuk do të ketë

0
152

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, duke folur në emisionin “Mbrëmje në Abc” qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më termete. Ai theksoi se pasgoditjet e termetit të 26 nëntorit janë në rënie. Dhe mbetet një gjë normale pas një goditje të tillë të fortë te 26 nentorit.

I pyetur nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore.

Mirela Milori: Një termeti i tretë, a mund të ndodhë?

Profesor Shyqyri Aliaj: Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje…

Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e termetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit.

Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmig po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet.

Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë.

*Më poshtë dokumentet që paraqiti profesori; Të dhënat për pasgoditje, vatra e termetit, dhe aktiviteti sizmik ne zonën bregdetare.

    

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here