Ky është momenti tronditës ku drejtuesi i një mjeti, një 32-vjeçar është përfshirë në një aksident horror me mjetin e tij fuoristradë tip ‘Mitsubishi’.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Ura Humber në Britani.
Jonathan Dent, devijoi me mjetin e tij aq shumë, saqë makina fluturoi mbi pengesat e urës, duke u bërë copa. Fatmirësisht i riu shpëtoi, pavarësisht thyerjes së krahut dhe lëndimeve të tjera në trup.
Tashmë atij i duhet të paguajë një gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit, si dhe 3 muaj burg me kusht, si dhe heqje të të drejtës së patentës për 3 vite. Siç shihet dhe në video, makina është shkatërruar totalisht. Për më tepër shihni pamjet.