Ditën e djeshme Rudina Magjistari temën e emisionit të saj e kishte zgjedhur paksa të veçantë nga herët e tjera e këtë e pranoi edhe vetë ajo. Dje Rudina kishte të ftuar dy vajzat që kanë ardhur nga Amerika dhe kanë hapur një dyqan lojërash seksi në Shqipëri Armida Elezi dhe Chaiza Alicea, të cilat ishin të bindura se shqiptarët kishin nevojë për këto lodra seksi.
Por sa është i gatshëm mentaliteti shqiptar për të pranuar këto tema?
Pikërisht kjo ishte tema e ditës së djeshme në “Pasdite me Rudinën”. Por fill më pas ky emision është shndërruar në një gjë skandaloze nga njerëzit, pasi nuk e toleronin që Rudina Magjistari në këtë orë të pasdites të fliste për lodrat e seksit, si t’i përdorim dhe si ta kënaqim partnerin, shkruan joq.Në rrjetet sociale të Rudina Magjistarit, njerëzit shprehnin të gjithë, inatin, mllefin dhe pakënaqësitë.Ja disa nga komentet që bënë shumë bujë rreth emisionit të djeshëm.