U gjet i pajetë para 3 ditësh në një fshat të Elbasanit, identifikohet viktima

0
123

Identifikohet personi që u gjet i pajetë në aksin Elbasan-Peqin 3 ditë më parë.

Mësohet se viktima është shtetasi Dalip Xhakoi, 55 vjeç, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan.

Ai u gjet i pajetë mëngjesin e 22 dhjetorit në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper.

Dyshimet janë se ai është aksidentuar dhe është lënë në rrugë, ndërsa drejtuesi është larguar.

Policia në një njoftim kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës, ndërsa në një foto tregohet dhe kapelja që ai ka pasur.

“Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja,” – njoftoi policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here