Arrestimi i Haradinajt, nënkryetarët e AAK-së: Serbia po poshtëron Kosovën

0
158

Dy nënkryetarët e AAK-së, Ardian Gjini e Ahmet Isufi nja ditë pas arrestimit të liderit të tyre Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme kanë kërkuar që qeveria t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë derisa të mos tërhiqen të gjitha aktakuzat si dhe të përdorin reciprocitetin me zyrtarët serbë.

Gjini ka kërkuar nga autoritetet franceze të drejtësisë dhe politike që ta kuptojnë se ky fletëarrest nga Serbia nuk ka fare të bëjë me Serbinë por siç ka thënë,  është një fletëarrest i lëshuar për dëmtimin e imazhit të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se kur do të kthehet Haradinaj në Prishtinë, ka thënë se njëherë për njëherë nuk kanë informata të sakta në lidhje me këtë.

Ndryshe, Marine Helene Calvano, zëdhënësja e Gjykatës në Colmar në lindje të Francës, ka thënë se Haradinaj do të dalë sot para gjykatës, ku edhe do të vendoset për lirimin ose ekstradimin e tij në Serbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here