Nga kontrolli në ambientet e kompanisë “SOKOLI CO”, Hetimi Doganor ka gjetur një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e padeklaruar. Sipas të dhënave nuk janë paguar 500 milionë lekë (te vjetra), detyrime doganore. Administratori i subjektit “SOKOLI CO”, Xhemil Hoxha, banues në Mallakastër, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve është arrestuar nga ana e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme, Antikontrabanda dhe Sektori Kundër Krimit Financiar në Fier. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kontrabandë me mallrat që paguajnë akcizë dhe fshehje të të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 172 e 180 të Kodit Penal.