Kliti Roshi, i biri i aktorit të madh e të paharrueshëm, Kadri Roshi, nuk e fshehu zhgënjimin për harresën institucionale, për artin e për figurat e ndritura që kontribuuan gjithë jetën për të ushqyer shqiptarët me shije të lartë estetike.
Aktori shpërtheu në kritika ndaj Ministrisë së Kulturës, e cila sipas tij duhet ta kishte shpallur 2024-ën vitin e legjendës së skenës Kadri Roshit, e se Ministrja duhet të ishte patjetër prezente në aktivitetin përkujtimor.
“Shteti po i zhduk qëllimisht figura si Kadri Roshi”, u shpreh Kliti Roshi në “Odeon”, ndërsa i indinjuar bëri thirrje për vëmendje ndaj teatrit e kinematografisë