Dibër/ Vetëvritet nga kërcënimet 17-vjeçarja, autori i rreh keq edhe vëllain

0
199

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar një konflikt, i cili mund të përfundonte dhe me viktima. Policia e Dibrës ka vënë në pranga për herë të dytë 50-vjeçarin Shkelqim Murrja si dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për djalin e tij, 16-vjeçarin A. Murrja. Në fshatin Lishan i Epërm, ku edhe banojnë, ata kanë rrahur keq me sende të forta 22-vjeçarin Rr. Suka.

Mes këtyre dy familjeve Murrja dhe Skuka vazhdon një konflikt i hershëm për të cilin 50-vjeçari Shkelqim Murrja më datën 10 janar të këtij viti është arrestuar nga Policia e Dibrës, si i dyshuar për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” së 17-vjeçares A. Suka. Ndërkohë Rr. Suka është vëllai i 17-vjeçares që vrau veten.

 

Si ndodhi vetëvrasja e 17-vjeçares?

Shkëlqim Murrja, me kërcënimet e tij, sipas policisë, çoi drejt vetëvrasjes një vajzë, vetëm 17 vjeç. Burri ka pranuar në gjykatë se kishte njohje me vajzën dhe familjen e saj por kurrë nuk ka patur marrëdhënie me të. Ai ka thënë se e ka konsideruar si fëmijën e tij, ndërsa ka hedhur poshtë gjithçka që i kishte faturuar policia.

Por kunata e saj ka deklaruar në polici faktin se vajza i kishte treguar në lidhje me Murrjan. Madje kunata e saj i thënë policisë se ka qenë pikërisht telefoni që i kishte blerë Murrja edhe shkaku që ka çuar atë drejt litarit, pasi bashkëshorti i saj ia ka gjetur telefonin dhe se e mitura nuk ka ditur të justifikojë se ku e kishte gjetur.

Për të shpëtuar nga fakti që bashkëshorti i saj do ta merrte vesh këtë histori, fakt që burri nuk e ka pranuar në Gjykatë, ajo ka shkuar në kasollen e bagëtive të shtëpisë së prindërve të saj, ka vendosur t`i japë fund jetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here