Zgjedhjet në Maqedoni/ Numërohen kutitë, ja rezultati paraprak

0
232

 

Në orën 19:00 u mbyllën votimet dhe po numërohen votat në Maqedoni. Disa parti politike kanë filluar nxjerrjen e të dhënave të para jozyrtare për disa rajone.

Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa vende shqiptare LSDM-ja ka më tepër vota se BDI-ja, shkruanl Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën, ku thuhet se LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja. Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera.

***

Anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi në një deklaratë për Alsat-M ka deklaruar: “Nga ajo që ne e pamë në krahasim me zgjedhjet e kaluara dalja është më e madhe me 4.5%. Në zgjedhjet 2014 kanë qenë 62% por ky numër sot ka tejkaluar këtë përqindje. Nga ato që pritem edhe dolën si rezultate. Gjithë ato qytetarë që kanë pasur të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar maksimalisht”.

***

Organizata jo-qeveritare për ndjekjen e rregullësisë së zgjedhjeve, Most ka publikuar informacione që ata i kanë siguruar nëpërmjet vëzhguesve në vendvotime.

Në Njësinë Zgjedhore numër 1: 71.44%

Në Njësinë Zgjedhore numër 2: 64.09%

Në Njësinë Zgjedhore numër 3: 70.3%

Në Njësinë Zgjedhore numër 4: 72.95%

Në Njësinë Zgjedhore numër 5: 72.28%

Në Njësinë Zgjedhore numër 6: 50.28%

Maqedonia sot mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet t’i japin fund krizës politike në vend, e cila u thellua pas publikimit të të ashtuquaturave ”bombat” nga ana e opozitës. Reagimet e para të partive politike lënë të kuptohet se zgjedhjet do të pranohen nga të gjitha palët.

Numërimi i fletëvotimeve ka filluar, ndërkaq burimet e Telegrafit Maqedoni nga partitë politike bëjnë të ditur se në Njësinë Zgjedhore 6 është duke u zhvilluar një betejë e ashpër mes të gjitha partive politike shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here