Ja kush është grupi që mori përsipër shpërthimet me 38 viktima në Turqi

0
217
epa05669871 Crime scene investigators work next to a damaged water cannon at the scene of an explosion around Vodafone Arena Stadium in Istanbul, Turkey, 10 December 2016. At least 20 people were wounded in what the Interior Ministry called a car bomb attack after two explosions were heard outside Besiktas Stadium a few hours after the night's soccer match. EPA/TOLGA BOZOGLU

Një ditë pasi rrugët e Stambollit u përgjakën sërish, grupi militant kurd TAK mori përsipër përgjegjësinë e sulmit ku mbetën të vdekur 38 persona.

Dy incidente fatale të njëpasnjëshme i kushtuan jetën njerëzve që në ato momente ndodheshin shumë afër qendrës së qytetit.

Një makinë e pajisur me lëndë eksplozive goditi një makinë policie ndërsa një kamikaz hodhi veten në erë pranë “Vodafone Arene”. TAK është degë e partisë së punëtorëve të Kurdistanit dhe kjo nuk është hera e parë që ata fshihen pas sulmeve vdekjeprurëse në Turqi.

Mbrëmjen e së shtunës ata kishin përdorur rreth 400 kg lëndë eksplozive, zona e sulmit iu rikthye normalitetit ditën e diel, ku njerëzit bënë homazhe me lule , qirinj dhe flamuj turq. Ndërsa qeveria si gjithmonë përpiqet të qetësojë qytetarët duke përcjellë mesazhin se situata është nën kontroll.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia do të luftojë “mallkimin e terrorizmit deri në fund”, dhe premtoi se sulmuesit do të paguajnë një “çmim të rëndë”.

Por kjo duket të jetë vetëm një retorike boshe, Turqia e ndjen veten të pambrojtur dhe të frikësuar pasi ka dëshmuar se nuk ka mundur t’i vendosë fre valës së shpërthimeve. Shpërthimet vdekjeprurëse të vitit 2016 mbajnë vulën e PKK, ISIS, por edhe tentativës për grusht shteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here