Alvaro Morata fejohet

0
245

Alvaro Morata vendos t’i bashkohet klubit të futbollistëve të martuar. Sulmuesi i Realit të Madridit përfitoi nga rasti që ishte i pranishëm në një spektakël magjie në Madrid për t’i propozuar martesën së dashurës së tij Alice Campello.

Gjithçka ndodhi në praninë e prestigjiatorit Pop, i cili mundësoi që futbollisti të ngjitej në skenë së bashku me Alicen për të qenë pjesëmarrës në një truk magjie. Në atë moment Morata u ul në gjunjë dhe me një unazë në dorë bëri propozimin që u pranua nge e fejuara e tij.

Alvaro Morata nuk e la me kaq. Sulmuesi 24-vjecar përdori edhe rrjetet sociale për të zyrtarizuar hapin e ndërmarrë në jetën personale duke publikuar një foto të dorës së Alices me unazën që ai i kishte dhuruar.https://youtu.be/TKKvW6BWIC8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here