Studimi/ Gjuha e huaj mësohet duke fjetur gjumë

0
159

Një studim i ri ka dhënë prova se si duke dëgjuar gjuhë të re, përderisa jeni në gjumë, mund të përforcojë të mësuarit paraprak.

Një ekip i drejtuar nga biopsikologu Bjorn Rassch nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës Zvicerane, mori 60 studentë gjerman-folës për të provuar se sa gjumi ka ndikuar në mësimet e tyre gjuhësore holandeze.

Ata të gjithë u ulën dhe mësuan një numër të fjalëve holandeze deri në ora 22:00, ku gjysmës së vullnetarëve iu tha për të shkuar në shtrat dhe gjysma tjetër kishte për të qëndruar zgjuar.

Ata që ishin në gjumë i kishin dëgjueset e tyre në veshë duke dëgjuar fjalët gjersa ishin duke fjetur, përderisa të tjerët qëndrian deri në ora 02:00 të mëngjesit zgjuar, po ashtu duke i përsërit fjalët që ishin duke i mësuar.

Pas orës 02:00 të mëngjesit ishin zgjuar të gjithë, dhe të gjithë u testuan nga fjalët që ata i kishin dëgjuar të incizuara. Nxënësit të cilët kishin bërë një sy gjumë teksa dëgjonin gjuhën mund të kujtonin shumë më mirë fjalët se ata q ë kanë qëndruar zgjuar.

Edhe shumë hulumtime duhet bërë, por sipas hulumtuesve këto shenja të këtij studimi janë shumë premtuese saqë truri juaj mund të mbaj në mend edhe kur ju jeni duke pushuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here