Vritet turku i laboratorit të drogës në Has! Detajet

0
125

Një nga personat e shumë kërkuar për laboratorin e herionës të gjetur në Has disa muaj më parë është gjetur i vdekur.

Ai është gjetur i pajetë në një banesë në Prishtinë.

Najdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim  nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa pas gjetjes i vdekur kërkohet informacion për rrethanat e vdekjes së tij.

Turku mësohet se është gjetur i vdekur në 2 dhjetor të vitit 2018, por tani ngjarja është bërë publike.

Cesuroglu ishte në kërkim si një nga personat që kishin organizuar ngritjen e laboratorit të heroinës në Brenogë të Hasit.

Në banesën ku ai është gjetur i vdekur, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine.

Besohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here