Emrat+Foto/ Denonimi i rëndë: Tenderat e Bashkisë ndahen midis shokëve të Veliajt, miku i drejtorit përfiton 450 milion lekë

0
134

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se jep tendera shoqëror, duke përmendur një tender prej 450 milion lekësh për dhëndrin e Fatmir Xhafajt.

Ajo i drejton edhe tre pyetje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke nënvizuar se gara e tenderave ku shpallet fitues Erind Bejleri, janë fiktive.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqërore! 450 milion leke tendera per shokun e ngushte te drejtorit të Veliajt, krahut te djathte të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafes)!

Mjafton shoqeria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesine me rrethin shoqeror te Veliajt. Nje denoncim i tille u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf.

Kjo kompani qe denoncojne qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë! Mjafton nje hulumtim i thjeshte ne rrjetet sociale per te kuptuar qe grupi shoqeror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fuges (drejtor i Rames dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanise) nuk eshte i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i perket nje rrethi shoqeror qe frekuenton edhe Veliaj vete.

Pyetjet qe Veliaj duhet te pergjigjet para qytetareve te Tiranes jane:

  1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tend dhe rrethin tend shoqeror ne marrjen e tenderave te Bashkise Tirane?
  2. Pse tenderat qe fiton Bejleri duken qarte me konkurrencë fiktive? A kane qene ato te paracaktuara?
  3. A ndan pjese te shumes se tenderave me drejtorin tend apo me ty?

Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?

87320741_3525725607498820_4722148759054581760_o87153658_3525725444165503_4431964013869400064_o87473754_3525725334165514_4050225787297595392_o87365162_3525725224165525_8183470586597474304_o87073488_3525725137498867_644973082766737408_o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here