Misteri i rrathëve prej betoni të ndërtuar nga nazistët në Rusi

0
110

rratheGjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët kanë ndërtuar në veri të Rusisë disa rrathë prej betoni, funksioni i të cilëve mbetet mister edhe në ditët e sotme. Rrathët e ndërtuar në afërsi të fshatit Liinakhamari janë mbajtur të fshehtë nga autoritetet sovjetike, por tashmë ata kanë dalë në dritë duke ngjallur kureshtje të madhe.  Studiuesit dyshojnë se këta rrathë përdoreshin nga nazistët si pikë referimi për hedhjen e predhave në drejtim të anijeve sovjetike. Por gjithashtu ekzistojë dyshime se shkencëtarët gjermanë mund të kenë ndërtuar disqe fluturuese.


Zbulohet zemra e lashtë

Shkencëtarët pohojnë se kanë zbuluar fosilin (mbetjen) më të vjetër të zemrës. Fjala është për zemrën e një krijese të ngjashme më gaforret por me atë dallim se kjo krijesë ka jetuar para 520 milionë vjetësh. Fosili , si është përshkruar në revistën prestigjioze shkencore Nature Communications , ka sistemin më të vjetër kardio vascular që është njohur deri më tash. Krahas kësaj duket se këto krijesa që njihen me emrin ‘Fuxianhuia protensa’ kanë pasur të zhvilluar jashtëzakonisht shumë edhe sistemin vascular në kokë, gjë që shpie në përfundimin se ato kishin të zhvilluar mjaft edhe trurin sepse ndërtimi i sistemit vaskular i mundësonte atoj që të ushqehet si duhet me oksigjen, thotë profesori i Universitetit të Arizonës në SHBA, Nicholas Strausfeld. “Është e çuditshme se si ka mundur të ruhet kaq mirë nje specie që nuk ekziston me miliona vjet. Fosili është I padëmtuar dhe paraqet një thesar jashtëzakonisht të çmuar për hulumtime të mëtejshme, thonë shkencëtarët që kanë studiuar ate. Fuxianhuia protensa është e gjatë diku rreth 11 centimetra, kishte disa palë këmbë dhe ‘shtëpizën’ në formë të karkalecave e gaforreve që I njohim sot.

NASA pohon: S’ka Marsianë!

Pika ndriçuese në fotografinë e bërë në Mars nga roboti “Curiosity” më 2 e 3 prill nuk dëshmon se ekzistojnë Marsorë, thuhet në një njoftim të agjencisë hapësinore NASA. Fotografitë që shkaktuan debate imagjinare në internet, ku disa panë mundësinë e jetës jashtëtokësore, në fakt “janë reflekse e rrezeve të diellit në shkëmbinj ose rreze kozmike të kapura nga detektori i kamerës”, ka thënë Justin Macky, shkencëtar i NASA-s, specialist i kamerave të robotit “Curiosity”. Në kumtesën e NASDA-s thuhet se “në mijëra foto që marrim nga roboti “Curiosity” ka pika të ndritshme, madje çdo javë”.  “Curiosity” është robot me peshë një tonësh, me gjashtë rrotë, që hulumton sipërfaqen e Marsit që nga 6 gushti i vitit 2012.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency