Akuzohet për krime lufte dhe genocid, Haga kërkon burg të përjetshëm për ish-gjeneralin jugosllav

0
145

Gjykata e Hagës ka kërkuar burgim të përjetshëm për 74-vjecarin Ratko Mlladiç, ish gjeneral i Jugosllavisë, i cili akuzohet për krime lufte dhe genocid në Bosnjë në vitet 1992-1995, ku humbën jetën mbi 1 mijë persona.

Prokurori i çështjes Alan Tieger tha sot në Gjykatën Ndërkombëtare Penale se do të ishte fyerje për viktimat si dhe fyerje ndaj drejtësisë nëse ish gjeneralit serb nuk i jepet dënimi më i rëndë i mundshëm, që nënkupton burgimin e përjetshëm.

Prokurori vuri në gjykatën e OKB-së regjistrimin e një bisede të përgjuar nga maji 1992, gjatë të cilit Mlladiç dha një urdhër të hapej zjarr mbi lagjet Velesici dhe Pofalici të qytetit “sepse në to nuk jetonin shumë serbë”.

Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të jepet në fund të vitit të ardhshëm.

 

auto_ratko-mladic1481118865

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here