Këshilla për një çift të ri

0
210

cift i riDuhet të dini të qëndroni, edhe kur të arrini disa vjet martesë, të dashuruar. Përpiquni të pëlqeni njëri-tjetrin vazhdimisht. Përdorni në mënyrë të vetëdijshme ndaj njëri-tjetrit të gjitha mjetet e joshjes të cilat keni përdorur para martesës. Evitoni xhelozinë. Mbani parasysh se pjesa më e madhe e qenieve njerëzore janë të druajtur, të zymtë, e kanë nevojë të ndjehen të lumtur, me një besim absolut tek shoku e tek shoqja.

Mos fajësoni e mos kompromentoni lumturinë e tyre, duke i hapur rrugë dyshimeve, frikës, mosbesimit. Do të thoni se ka individë që mërziten me një lumturi tepër të qetë e të sigurtë, e që kanë një nevojë të vërtetë psikologjike, për të dashuruar, për t’u ndjerë të shqetësuar e të torturuar. Shumë mirë! Në këtë rast , vini në përdorim nazet e vogla, por mbani gjithmonë parasysh se shqetësimi është një helm i rrezikshëm, që duhet përdorur me doza shumë të vogla.

Mos tradhtoni besën bashkëshortore. Gëzimi i pabesisë ka një shije të ashpër, e shpërblehet gjithmonë me një torturë të qindfishuar. Qani hallet njëri-tjetrit. Mos lini të mbytet lumturia juaj në oqeanin e pafund të dobësive njerëzore, me të cilat secili nga ne është pak a shumë i pasur. Një i mençur ka thënë: “Mëshira dhe zemërgjerësia janë shprehja më e lartë e inteligjencës e mirësisë!” Mos e harroni kurrë këtë shprehje.

Tortura psikologjike e kontrastet ndjesore janë shpesh të përcaktuara nga vullneti i keq. Dyshimi, mosbesimi, xhelozia e pajustifikuar fshehin gjithmonë një prirje anormale të mendjes, që kërkon të fantazojë e të kënaqet me imazhe absurde. Mos flisni me sofizma, mos shtërholloni, mos humbni në hamendje torturuese e shqetësuese: dashuroni me kurajo, me vrull, lirisht: besoni në veten tuaj e tek shoku juaj o tek shoqja juaj: harroni pak veten tuaj, lumturinë tuaj, egoizmin tuaj, për të derdhur tërë dashurinë e pasionin mbi krijesën që rron përditë në krah tuaj.

Mos dyshoni; kini besim e jini të mirë dhe tërë lumturia që ju do të derdhni tek të tjerët do t’ju kthehet në shpirt, me një shije më të ëmbël e me një intensitet më të thellë.

 

 Si t’ia bëjmë kur na pushton ndjenja e pafuqisë?

Sëmundja e individëve të sunduar nga një ndjenjë pafuqie morale, elementi që i bën të paaftë të realizojnë atë që mendojnë, edhe planet më të mundshme për të arritur, dënimi i tyre praktik, quhet “dëshirë”. Dëshirojnë, në vend që të duan. Ja pika e tyre e dobët, e keqja e tyre thelbësore. Thjesht, dëshirojnë: e me që vetëm dëshira, përjashto mrekullitë, nuk mundet kurrë të realizohet, akuzojnë e përçmojnë vetveten, e mëshirojnë o e urrejnë sipas momenteve e rasteve dhe e gjykojnë të pafuqishme: të pazotë për të realizuar vetë atë që të tjerët e realizojnë.

Janë të sëmurë nga ngurrimi, mosbesimi. dorëheqja. Këta individë janë ata që duhet ta përdorin shumë autosugjestionin. Ilaçi i vetëm është një punë e zellshme për të bindur veten. Nëse vuan në drejtim të pafuqisë morale, ja kura që duhet të ndërmarrësh menjëherë: Binde veten, në fillim, se gëzimi më i madh i jetës është kur realizon diçka. Të realizosh, në kuptimin modern, do të thotë: të krijosh, të ndërtosh, të bësh një vepër që të imponojë respekt e admirimin nga të tjerët. Ta dish se ekziston edhe tek ty, si tek çdo individ tjetër, as më shumë e as më pak, një forcë realizuese, që duhet të zhvillohet e të shprehet. Mos u impresiono nga fjalët e mëdha, nga mburrjet, nga gjestet fodulle të të tjerëve.

Shpesh pothuajse gjithmonë pas këtyre gjesteve fshihet një dobësi e madhe. Ata që bëjnë bujë, nuk janë ata që arrijnë sukses në jetë. Prandaj, mos u përul përpara tyre, duke e gjykuar veten gabimisht inferior. Është gabim të besosh vetëm nga energjia e jashtme.

Njeriu që, nën influencën e një shtytje tepër të fortë, di ta detyrojë veten të bëjë 150 hapa e t’i numërojë me vëmendjen më të madhe, pa bërë gabim, është mi; i fortë se ai që ulërin e përplas grushtet në tavolinë.

Gjendet tek ti një energji e fshehur, që mund të të japë, nëse kanalizohet me aftësi e këmbëngulje drejt fushës së realizimeve praktike, rezultatet më të befasishme.

Mos e gjyko keq veten tënde. Edhe ti zotëron mundësi fizike, morale, intelektuale të mjaftueshme për të garantuar suksesin në jetë.

 

 Keni partnerin xheloz? Ja zgjidhja …

E vuani tepër faktin se partneri juaj është shumë xheloz dhe shpeshherë në qetësinë më të madhe ju filloni të debatoni për gjërat më të vogla? Sot do t’ju japim disa këshilla të vlefshme se si të largoni sadopak xhelozinë e tepruar të partnerit tuaj. Mbase ajo nuk do të ikë plotësisht, por do e bëjë partnerin të mendohet mirë përpara se të flasë ose të veprojë me nerva.

Ruani qetësinë sa herë që ai ka një krizë xhelozie. Mund të duket e vështirë, por do i shihni të mirat më vonë. Nëse tregoheni indiferente ndaj situatës do të shërbejë edhe si një moment prove për të dy partneret.

Qëndrojuni larg adresave të email-it të njëri-tjetrit apo inbox-it të mesazheve të Facebook apo telefonit.

Nëse ia ktheni me të njëjtën monedhë do të ishte një strategji që kërkon të vërë në të njëjtën provë edhe ndjenjat e partnerit dhe me këtë rast do të mësoni nëse partneri juaj është me mendje hapur si ju apo do të ishte më mirë t’i jepnit fund, për të evituar një lidhje vetëm me keqkuptime dhe sherre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency