Del vendimi, ja cfarë do të bëhet me “Piramidën” e Tiranës

0
333

Kështu, në vendim, thuhet se “Piramida” do të përdoret për si një qendër shumëfunksionale, për organizim eventesh, ekspozitash dhe gjërave të ngjashme.

VENDIMI

KALIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E KULTURËS (QENDRA NDËRKOMBËTARE E KULTURËS “ARBNORI”) TE BASHKIA TIRANË, TË PRONËS ME NUMËR PASURIE 1/53, TË NDODHUR  NË ZONËN KADASTRALE 8160, ME SIPËRFAQE TRUALLI DHE NDËRTESE 4 294 M², DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.286, DATË 8.8.1991, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR KRIJIMIN E QENDRËS NDËRKOMBËTARE TË KULTURËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 8, 17 e 18, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Kulturës dhe të ministrit të Zhvillimit  Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Kalimin në pronësi, nga Ministria e Kulturës (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”) te Bashkia Tiranë, të pronës me numër pasurie 1/53, të ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe trualli dhe ndërtese 4 294 (katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) m2, sipas planimetrisë bashkëlidhur, për t’u përdorur si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale, promovimin e artit, të kulturës dhe të teknologjisë.
  2. Pika 2, e vendimit nr.286, datë 8.8.1991, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës”, shfuqizohet.

 

  1. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Kulturës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, kryetari i Bashkisë Tiranë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here